...shpejt dhe ndryshe...

S’i del inati, pogradecari e rreh sërish kunatën me urdhër-mbrojtje

Një 41-vjeçar nga poradeci është arrestuar nga Policia sepse nuk ka arritur t’i përmbajë nervat e veta, por ka vazhduar ta kërcënojë dhe godasë kunatën e tij edhe pse kjo e fundit ishte pajisur me urdhër mbrojtje para pak ditës, më 25 maj.

Komisariati i Pogradecit arrestoi Roland  Shytin, 41 vjeç. Dje, Shyti, në banesën e përbashkët me kunatën në lagjen nr.1. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases E.Sh, 31 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje më datë 25.05.2017, ndaj këtij të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.