Ruzhin: Spekulime për zgjidhjen e pengesave me Greqinë (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë së fundmi ka aktivizuar raportet diplomatike me vendet fqinje. Pas takimeve në Greqi dhe pritjes së ministrit të jashtëm turk Mevlyt Çavushoglu, nesër kryeministri Zoran Zaev do të takohet në Sofje me homologun e tij Bojko Borisov dhe Presidentin Rumen Radev.  Ish ambasadori Nano Ruzhin beson se diplomacia është zgjuar dhe përdor formë bindëse dhe të argumentuar të veprimit për një kohë të shkurtër. Sipas Ruzin, kjo është një shenjë e mirë, pas një periudhe të gjatë, të diplomacisë së parespektuar dhe njëkahëshe që e udhëhiqte qeveria e mëparshme.

Ne jemi dëshmitarë se për një javë kemi takime me ministra nga fqinjësia dhe vendet anëtare të BE-së, kështu që kjo është mirë për stabilitetin rajonal, por edhe për integrimin në BE duke pasur parasysh se të dy vendet janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së dhe duke pasur parasysh se Bullgaria nga janari do të kryesojë me BE-në, Maqedonia ka shprehur interes për integrimin në BE si objektiv i ynë kryesor– thotë profesori universitar Nano Ruzhin.

Çështja e emrit sërish u vendos në qendër të vëmendjes. Sipas profesorit Ruzhin, Greqia këtë kontest nuk e kupton vetëm si një çështje politike, por edhe si një problem këmbimi. Në këtë moment politika e tyre shtetërore do të tregojë këmbëngulje dhe nuk do të lëshojnë lehtë pe.

Greqia me siguri do të kërkojë kompensim qoftë nga Maqedonia,BE-ja, NATO, Shtetet e Bashkuara, kjo nuk është e njohur, ndoshta siç e dimë kërkon ndryshim të emrit, por edhe nuk përjashtoj që në marrëveshje të caktuara para SHBA-ve, NATO-s të bëjë disa lëshime të caktuara dhe për fillim të pranohemi në NATO nën emrin e përkohshëm dhe paralelisht të diskutohet për emrin dhe të gjendet një zgjidhje e caktuar– shton Nano Ruzhin.

Pas takimit në Athinë, mediat greke dolën me raporte se në muajt e ardhshëm do të rriten presionet e vendeve perëndimore për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Disa gazeta të atjeshme lokale shkruajnë se propozimi i qeverisë greke do të jetë “Maqedonia e Vardarit”, ndërsa një alternativë tjetër mund të jetë Republika e Shkupit. Pavarësisht pyetjeve të drejtuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse është diskutuar për këto propozime të mundshme, nuk morëm përgjigje./alsat-m