...shpejt dhe ndryshe...

Edhe pesë ditë pas nga breshëri që shkaktoi dëme të mëdha te produktet bujqësore, bujqit akoma nuk janë vizituar nga Komisionet për vlerësimin e dëmeve. Ata thonë se ministria të duhet të dalë sa më parë në terren për të evidentuar dëmet që më pas të fillojnë përgatitjen e tokës për vitin e ardhshëm.

Deri më tani nga organet kompetente  çka duhet të  dalin në terren çka duhet të dalin dhe të vlerësojnë dëmin e shkaktuar nga breshri. Na presim dhe kërkojmë nga organet kompetente  të bëjë punën e tyre, vlerësimin e dëmeve të shkaktuara- thotë Naim Bslimki, bashkësia lokale Grushinë.

Të mbjella kam një hektar e gjysmë bostan dhe dy hektar e gjysmë duhan dhe të gjitha i kam këtu në një vend  edhe duhanin edhe bostanin dhe breshëri më ka dëmtuar të gjitha, 95 % të gjitha janë të dëmtuara. Le ta shohë edhe qeveria të na ndihmojë diçka se të ne vetëm kemi humbje këtu”

“Afër dy hektar e gjysmë kam dëme te bostani, kam grurë të dëmtuar dhe duhan. Deri te qeveria kemi një apel që të dalë të paktën ndonjë dëm të na mbulojë  diçka, pasi që kemi shumë harxhime nga marsi deri më tash vetëm kemi dhënë, e tani kemi prit me mbledh bostan- ankohen bujqt e Lubotenit.

Nga ministria e bujqësisë njoftojnë se nga dita e sotme deri më 30 qershore bujqit mund ti paraqesin  dëmetnë njësitë rajonalet të ministrisë së bujqësisë, edhe atë në rajonet e Shkupit, Tetovës, Velesit, Shën Nikollës, Kumanovës, Shtipit dhe Gjervgjelisë.

 Ministria e Bujqësisë ka formuar shtatë komisione në njësitë rajonale  ku ka dëme. Ata kanë dalë në vendngjarje dhe kanë  bërë vlerësimet e para. Nga  vendi i ngjarjes do të përgatiten edhe proces verbale të cilët do të dorëzohen deri tek sektori për analizë i Ministrisë së Bujqësisë dhe më pas do të dorëzohen në byronë e ekspertizës gjyqësore e cila do t’i shqyrtojë  edhe kërkesat e bujqve. Më pas do të sillen edhe vendime- thonë nga Ministria Bujqësisë.

 Me 14 qershor një pjesë e Maqedonisë u përfshi nga të reshura te mëdha të breshërit, i cili, përpos dëmeve në bujqësi, shkaktoi dëme materiale në disa shtëpi dhe biznese./alsat-m