...shpejt dhe ndryshe...

Raiola: Ibrahimovici ka shumë oferta

Mino Raiola ka zbuluar se Ibrahimovic ka shumë oferta.

Mino Raiola ka thënë se Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Milan nëse Adriano Galliani do të sihte edhe më tej në klub, teksa shtoi se sulmuesi ka shumë oferta dhe është duke i konsideruar.

Ibrahimovic është lënë i lirë nga Manchester United. Kjo ndodhi për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në fund të sezonit, i cili do të jetë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.

“Ibra është mirë, për të kanë ardhur shumë oferta, nga Amerika dhe të tjera”, tha Raiola për Gazzetta dello Sport.

“Ai nuk do të shkojë në Napoli. Milani nuk ka pyetur për të. Po të ishte Galliani edhe më tej në klub, Ibra tashmë do të ishte atje”, shtoi agjenti Ibrës.