Pamela Anderson kritikon kryeministren britanike

Aktorja e njohur, Pamela Anderson ka bërë një kritikë të ashpër ndaj kryeministres së Britanisë, Theresa May duke e quajtur atë si “kryeministrja më e keqe në histori”.

Ish-modelja e “Playboy” këto komente i bëri në rrjetet sociale duke e filluar shkrimin me Julian, një burrë që u arrestua para 7 vitesh pasi kërkonte të tregonte viktimat që u vranë në Irak.

“Julian ka qëndruar në një dhomë të vogël për 5 vite, dhe tani prej dy vitesh qëndron në arrest shtëpie. Ai e fitoi çështjen e tij kundër Suedisë. Të gjitha justifikmet janë zhudkuar dhe nuk ka më arsye përse ai të mos jetë i lirë.

Por Theresa May, që e mbajti të burgosur në ambasadë për 5 vite refuzon që ta lejojë të largohet. Theresa May është drejt fundit të saj. Theresa May, që nuk do ti jepte dorën viktimave të zjarrit në Grenfell. Që nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Që nuk kujdeset për drejtësi dhe paqe. Që nuk kujdeset për Julian. Kryeministrja më e keqe në histori”, shkruan 49-vjeçarja.