Oscarin e lëshojnë nervat, plas përleshja mes 30 personave (Video)

Mesfushori brazilian, Oscar, e kanë lëshuar nervat për pak çaste në Superligën e Kinës. Ai i nervozuar në ndeshjen mes Shanghai SIPG dhe Guangzhou R&F, goditi qëllimisht me top dy herë kundërshtarët, të cilët nuk duruan, duke shpërthyer dhuna në stadium, shkruan Gazeta Express. Lojtari më parë ka luajtur për Chelsean, duke bërë 203 paraqitje dhe shënuar 38 gola.