Pas Pepes, një tjetër portugez do të largohet nga Reali, ai është Fabio Coentrao.

Mbrojtësi portugez, Fabio Coentrao, ka nënshkruar të enjten një marrëveshje e cila i mundëson atij që të luajë sezonin e ardhshëm tek Sporting Lisbona në formë huazimi nga Real Madridi, shkruan A Bola, transmeton Gazeta Express.

Portugezi e di se me ardhjen e Theo Hernandez nuk do të ketë minutazh të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”, kështu që ka preferuar kalimin tek ekipi portugez, Sporting Lisbona, ku pritet të ketë më shumë minutazh.