...shpejt dhe ndryshe...

Instagram, VIP-at të identifikojnë sponsorët

Instagram është duke krijuar një format standard që do e bënte të qartë për këdo kur një postim është paguar nga një reklamues.
Kjo nuk ka të bëjë për reklamat që bizneset blejnë drejt për drejtë nga Instagram, por për marketingun ndikues, ku kompanitë paguajnë njerëzit e famshëm apo përdorues të tjerë me një numër të madh ndjekësish për të promovuar produktet e tyre. Kjo është një fushë ku çdo kompani e madhe e teknologjisë dhe ato mediatike janë të interesuara, por edhe ngre disa pikëpyetje rreth tansparencës.

Drejtori i programeve kreative të Instagram Charles Porch thotë për TechCrunch se shumica e influencuesve dhe reklamuesve po kërkojnë një rrugë të qartë dhe të drejt për drejtë për të bërë këto identifikime.

“Njerëzit po ndërtojnë biznese të shkëlqyera në Instagram në të gjithë botën, të të gjitha formave”, thotë Porch. Dhe këta përdoruesi “po kërkojnë mënyrën për tu bërë supertransparent me ndjekësit e tyre ku kanë një bashkëpunim biznesi”.