Bie nga 10 metra lartësi, shqiptari në gjendje të rëndë

Një aksident raportohet se ka ndodhur sot në Itali, ku një shqiptar është rrëzuar nga një lartësi.

Sipas mediave italiane,  se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazionale Piemonte”, në Savona.

38-vjeçari Edmond Ndou ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin duke rënë prej 10 metrash lartësi.

Ai është dërguar në spital, dhe gjendje e tij shëndetësore raportohet se është shumë e rëndë.