...shpejt dhe ndryshe...

Një fëmijë ka humbur jetën i goditur nga një makinë në rrugën dytësore në Marikaj. Shoferi N.A. që drejtonte një Ford ka aksidentuar të miturin O.K.dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Fëmija u dërgua në spital, por humbi jetën prej plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime.