Zaev takohet me ambasadorin italian Karlo Romeo


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, me ç’rast, kumton LSDM, është konstatuar nevoja e zhbllokimit të proceseve demokratike në Maqedoni, në interes të qytetarëve dhe stabilitetit dhe perspektivave të shtetit.

“Maqedonia duhet të shkojë përpara. Shumica parlamentare do t’i vazhdojë hapat drejt zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së re reformuese, sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë”, tha thënë Zaev, thuhet në kumtesë.

Sipas Zaevit, ekziston shumë legjitime parlamentare prej 67 deputetë të mbështetur nga rreth 700.000 qytetarë, program të qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndërpresë ndryshimet demokratike.

Është theksuar, thuhet në kumtesë, nevoja nga transferi i qetë i pushtetit përmes respektimit të parimeve demokratike. Është biseduar për rreziqet nga prolongimi i zhbllokimit të proceseve demokratike, me ç’rast Zaevi ka potencuar se nuk do të lejojnë pasoja në dëm të qytetarëve dhe të shtetit për interesa të individëve.