Vulin: Shqipëria e madhe do të thotë luftë e re ballkanike

Ministri serb Aleksandar Vulin duke reaguar ndaj dekleratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit kosovar Hashim Thaçi  të cilët kanë deklaruar se nëse zbehet perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor ështe i  mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

Vulin në dekleratë për gazetën maqedonase „Dnevnik“ ka deklaruar se  mos gjykimi i dekleratave të tilla nga ana e Brukselit praktikisht nënkupton se lejon një luftë të re ballkanike, e cila është rruga e vetme për reazimin e projektit të Shqipërisë së madhe.
„Kjo mund të realizohet vetëm me anë të një lufte ballkanike, Brukseli këtë duhet ta dijë sepse nëse nuk ka ndërmend të gjykojë planin e Tiranës dhe Prishtinës dhe tu bëjë me dije se një veprim i tillë mund të dënohet, sepse në të kundërtën do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet e ardhëshme“, ka thënë Vulin për Dnevnik  transmeton Aktuale.mk

Vulin ka thënë se është e pritshme që presidenti kosovar Thaçi të lejojë vetes paralajmërime për luftë ballkanike duke patur parasysh reagimet e buta të Brukselit për dekleratat e Ramës.