Burgim të përjetshëm është dënimi që është dhënë dje për 50-vjeçarin Sadik Dine nga Gjykata e Apelit të Bologna-s, duke përmbysur vendimin e mëparshëm, lidhur me vrasjen e dyfishtë të tre viteve më parë në Itali.

Më herët, Sadik Dine, në shkallën e parë, ishte liruar nga akuza e vrasjes në bashkëpunim të Silvio Mannina-s dhe u dënua me 5 vite burgim vetëm për fshehjen e kufomës së viktimës në një gropë në Rimini, ku u gjet një muaj më vonë. Dine ka mohur gjithnjë akuzat për përfshirje në vrasje.

Në pretencën e saj, prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për peshkatarin Dinen, xhaxhin e Dritan Demirajt. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish partneres së tij Nadia Nusdorfi dhe të dashurit të saj Silvio Mannina-s.

Ndërkohë, Apeli ka konfirmuar edhe dënimin me 30 vite burgim për Monica Sanchi-n, 36-vjeçaren nga Rimini, të akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Nusdorfi-t dhe Mannina-s, ish partnerit të saj.

Krimet kanë ndodhur në përkatësisht në stacionin e Mozzate-s më 1 Mars 2015, dhe dy ditë para kësaj date në Rimini, ku Mannina u soll me një justifikimin.

Dritan Demiraj, 30-vjeç, ish partneri i Nusdorfi dhe organizatori dhe ekzekutori i dy krimeve, është dënuar me burgim të përjetshëm në mars të vitit të shkuar. Aktualisht procesi ndaj tij në Apel është ndërprerë për shkak se shqiptari ndodhet në koma në spital, pasi është goditur me grusht në burg nga një boksier rumun.

Të Ngjajshme