...shpejt dhe ndryshe...

Polici zyrtar i cili mbrëmë ka qënë në detyrë zyrtarë, në rrugën Markoska, ka vërejtur se si dy grabitës ishin duke vjedhur akumulator.

Njëri nga vjedhësit, 42 vjeçari R.R. ka vërejtur se po i afrohet polici dhe me thikë ka sulmuar atë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas sulmit grabitësi është larguar.

Policia më vonë ka arritur të gjejë R.R. dhe i njejti është arrestuar së bashku me djalin e tij 16 vjeçar.

Polici zyrtar është dërguar dhe hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep.