...shpejt dhe ndryshe...

Pas pothuajse 45 viteve, përfundimisht Shkupi  do të bëhet me park të ri dëfrues. Këtë lajm, në Fb profilin e tij e ndau kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Bashkëqytetarët e mi, pas 45 viteve, përfundimisht Shkupi do të bëhet me park të ri dëfrues. Ndërtimi i parkut do të bëhet në disa faza, ndërsa ndërtimi i të njejtit, furnizimi i rekuiziteve dhe montimi i tyre do të kushtojë rreth 400 milion denarë, ose rreth 6,5 milion euro. Parku do të ndërtohet në lokacionin e njëjtë dhe do të përfshijë hapësirën e njëjtë”, shkroi Trajanovski.