...shpejt dhe ndryshe...

Tre persona nga Durrësi janë arrestuar në Librazhd nga policia, në kuadër të operacionit “Parkingu”, ku u sekuestrua një sasi lënde narkotike.

Të arrestuarit janë Albert Terziu 30 vjeç, Xhimi Hoxha 35 vjeç dhe Sokol Hamataj 37 vjeç, të tre nga Durrësi.

Në makinën Renault me targa AA 648 JO në pronësi të Albert Turziut, e parkuar në parkingun e spitalit të Librazhdit u gjet një sasi kanabisi.

Xhimi Hoxha dyshohet të ketë drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen  e lëndës narkotike.

Sokol Hamataj duke drejtuar automjetin me targë AA 449 JG, dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu është shpallur në kërkim 45-vjeçari nga Durrësi me iniciale A.L. Në total, u sekuestrua 20 kg kanabis sativa.