Rreziku nga një luftë bërthamore më i lartë se kurrë, thotë OKB

Rreziku nga shpërthimi i një lufte bërthamore si pasojë e një “gabimi katastrofal” është në pikën e tij më të lartë, ka paralajmëruar OKB në një raport.

Sistemet komplekse dhe automatike mund të çrregullohen dhe të fillojnë të shkaktojnë ngjarje të cilat mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve, thuhet sipas raportit të OKB.

Dokumenti konkludon se: “Parandalimi bërthamor funksionon deri në kohën kur do të dëshmojë se nuk funksionon. Rreziku është i natyrshëm dhe, kur të shuhet fati, rezultatet do të jenë katastrofike”.

Raporti paralajmëron se senzorët e lidhur me internet, dronët dhe lidhjet e internetit nënkuptojnë se një gabim i vetëm mund të eskalojë shumë shpejtë, dhe paralajmëron se rreziku nga një “luftë aksidentale bërthamore” është shumë i lartë