Paga neto mesatare e paguar mujore për të punësuar, në shkurt të këtij viti arrin 22.347 denarë, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara paga mesatare vëren rritje prej 2,4 për qind që ka të bëjë në pagat më të larta neto mesatare të paguara në sektorët Transport dhe depo për 11.9 për qind, Informacione dhe komunikime për 6 për qind dhe Minierave dhe nxjerrjen e gurëve për 4,9 për qind.

Në këtë muaj ulja e pagës neto lidhur me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 8,1 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave për 3,7 për qind dhe Minierave për nxjerrjen e gurëve 5,4 për qind.

Paga mesatare bruto për të punësuar në shkurt arrin 32.869  denarë.

Në shkurt të vitit 2017, 1,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.