Zjarri që shpërtheu në barakat pranë SHMQSH “Zdravsko Cvetkovski” në bulevardin “Aradhet partizane” në lagjen Karposh të Shkupit është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Këtë baraka ishin zyrat e Institutit për Zhvillim Urban dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Juridiko-Politike.

Në terren intervenuan ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit me 15 automjete e 40 zjarrëfikës. Në ndihmë u kanë ardhur edhe ekipe nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” për furnizim me ujë. Në teren dolën edhe ekipet e policisë, ndërsa automjetet e karrotrecit i mblodhën automjetet e parkuara në afërsi të zjarrit.

Tani për tani nuk ka informacione për shkakun e zjarrit por është shkaktuar dëm i madhë material dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.