Kukan mesazh politikanëve: Po presim ndryshimet politike


Eurodeputeti i Bashkimit Europian për Maqedoninë, Eduard Kukan, gjatë një interviste për “European Western Balkans”, ka deklaruar se është në pritje të ndryshimeve politike në Maqedoni në mënyrë që t’i jepet fund krizës e cila ka bllokuar vendin që prej rreth dy vitesh tashmë.

“Në Maqedoni dhe në Shqipëri ka një krizë serioze politike. Në Mal të Zi dhe Kosovë, për shembull, lufta bëhet me bojkotim të punës së Kuvendit.

Ky është trend rajonal që sikurse duket ju pëlqen vendeve që kanë pengesa në zhvillimin e demokracisë dhe pse kjo është në fakt një mënyrë joproduktive.

Pres që në Maqedoni mbi të gjitha të ketë ndryshim të kursit të veprimit. Ky gjithashtu është kushti i kriterit të Kopenhagës,” ka thënë Kukan.