...shpejt dhe ndryshe...

Qenan Aliu

Iniciativa e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale në Gjykatën kushtetuese lidhur me gjetjen e mundësisë për prolongimin e mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale është absurde. Gjykata kushtetuese nuk ka kompetencë për të bërë interpretimin e dispozitave kushtetuese, gjykata jepë sqarime lidhur me nenet përkatëse që kanë të bëjnë me inicijativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Gjykata kushtetuese NUK MUND të vendos apo të jepë mendim eventual se mund tu prolongohen mandatet e organeve të pushtetit lokal. Kohëzgjatja e mandatit është e përcaktuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe në Kodin zgjedhorë, ndërkaq ligjet në fjalë sjellen apo mund të plotësohen dhe ndryshohen vetëm me 2/3 e votave nga ana e parlamentit . Nëse vazhdon ngërçi ,zgjidhje për shum arsye duhet patjetër të ketë, por ajo mund të jetë administrative teknike me ndonjë vendim të qeverisë , por në asnjë mënyrë nuk mund të jetë me zgjatje të mandateve . Pra Gjykata kushtetuese është rrojtarë i kushtetutshmërisë nuk është dhe nuk mund të jetë burim i të drejtës . Por është fakt se në Maqedoni aktualisht mbizotëron bllokadë totale të sistemit juridik, politik dhe kushtetues . Vetëqeverisja Lokale si një prej veçorive themelore të sistemit juridik të vendit bazuar në krizën aktuale , në një farë mënyre është e suspenduar apo në shum intervale kohore të proceseve zgjedhore është e bllokuar për të funksionuar me kapacitet të plotë falë zgjedhjeve ligjore diskriminuese visavi Vetëqeverisjes Lokale si pushtet i katërt !