Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve.

“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve!Janë inspirimi im!Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua!Unë besoj në ju dhe në popullin tim”, ka shkruar Haradinaj.

 

Xhudistja kosovare, Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.

Ajo ka triumfuar përsëri në finalen e Kampionatit Evropian që u mbajt në Poloni.

Kampionia olimpike nga Kosova, në finale në kategorinë 52 kilogramë ka mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova me Ippon.