NIjazi Halili

Aktualisht bota moderne ka hyrë në epokën e informacionit. Lufta për informacionin është lufta për njohjen e situatës së vërtetë. Në se nuk e njeh situatën e vërtetë nuk je në gjendje të marrësh vendime të drejta. Njohja e zhvillimeve të kundërshtarëve të mundshëm, por edhe të partnerëve, eshtë sot një domosdoshmëri. Në shoqëritë demokratike sigurimi i informacionit lehtësohet gjithmonë e më shumë, por sigurimi i informacioni sa më realist është shumë i vështirë. Këtu duhet të merren në konsideratë burimet e shumta të informacionit, si dhe të vlerësohet vërtetësia e tyre. Ka informacionin dhe disinformacion. Marrja e informacionit nga burimet sa më të sakta dhe të besueshme është baza e marrjes së vendimeve të drejta. Burimet e internetit e të mediave elektronike janë burimet më të shpejta të informacionit, por jo gjithmonë më të besueshmet. Një nga teoritë e sotme e parashikon botën e ardhshme si botë e sistemit trepolar,ku shtetet që do të luajnë rolin kryesor do të ndahen, në shtete me orientim agrar, në shtete me orientim industrial, dhe në shtete me orientim informacional, të cilët do të mbizotërojnë politikat dhe ekonominë botërore. Një tjetër sistem prespektiv mund të jetë sistemi shumëpolar, i cili mund të bazohet në daljen e fuqive rajonale në zonat e tyre të ndikimit. Sistemi tjetër i parashikuar nga i madhi Samuel Huntington na jep botën e ardhshme si një

sistem të bazuar mbi kulturat, historitë dhe identifikimin e qytetërimeve madhore, si ai Perëndimor, Konfucian, Japonez, Islamik, Hindu, Sllav-Ortodoks, Latinomerikan si dhe Afrikan. Kërcënime e rreziqe sipas Huntingtonit do të ketë aty ku kufizohen qytetërimet. Po ashtu nuk mund të lihet edhe sistemi i “Sigurimit të Përbashkët”, i cili vë në qendër të vëmendjes jo shtetet, por organizmat` ndërkombëtarë, si dhe korporatat ndërkombëtare, si aktorët kryesorë të sistemit të ardhshëm botëror.

Sido që të jetë, këto janë vetëm parashikime, rrjedha e historisë do të bëjë punën e vet. Sa më sipër u thanë për të dalë në përfundim se kush do të jenë aktorët kryesorë në sistemin e ardhshëm global, rajonal apo shtetëror. Problemi kryesor është se kush do ti përballojë rreziqet dhe kërcënimet në sistemin e mundshëm të një bote të ardhshme; po në rajone të vaçanta; cili është roli i shtetit të vogël apo të madh si dhe ai i individit?

Aktualisht sot në botë, pas epokës së “bipolarizimit” të luftës së ftohtë, funksionojnë ide e organizma të ndryshme, që merren me menaxhimin e rreziqeve e kërcënimeve, konflikteve e krizave që ato shkaktojnë si dhe me gjetjen e zgjidhjeve për shuarjen e tyre. Disa nga idet kryesore për të menazhuar turbullirat e kësaj bote me zhvillime kaotike janë:

  1. a) Krijimi i një “Rendi të ri Botëror”, i cili` nënkupton idenë që menaxhimet e rreziqeve, kërcënimeve e krizave të bëhen nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë atij autoritetin e një “qeverie botërore”, si dhe duke caktuar disa fuqi të mëdha rajonale me zonat e tyre përkatëse të ndikimit me kompetenca për të menaxhuar gjithçka brenda zonës së tyre të përgjegjësisë.
  2. b) Ideja e “Njepolarizimit”, e cila nënkupton shprehjen e kompromisit me modelin amerikan në politikë, ekonomi, e fushën ushtarake dhe evitimin e çshfaqjes së një superfuqie tjetër. SHBA, sipas njëpolarizimit, mund të veprojë e diktojë në mënyrë të pavarur, në se nuk arrihet konsesusi për veprim kolektiv ndaj krizave e kërcënimeve.
  3. c) ”Isolacionizmi”është terësia e delegimit të përgjegjësive dhe e autoritetit mbrojtës të disa nga aleatët e partnerët e SHBA, siç mund të jetë Gjermania, Japonia, Britania e Madhe etj, për menaxhimin e rreziqeve e kërcënimeve. Këtu mund të përmendim rastin e ALBËS, ku Italia luajti rolin e lidershipit të forcës shumëkombëshe.

Është disi jo e zakonshme që problemet e rezervave natyrore dhe të ndotjeve të ambjentit të përbëjnë një rrezik deri në kërcënim potencial, deri për konflikte të armatosura. Kontrolli i burimeve natyrore është ndërmjet shkaqeve më të vjetra që ka çuar shpesh në konflikte. Një shembull tepër specifik është kontrolli i rezervave ujore. Ekzistojnë tensione midis shteteve me akuza ndaj njëritjetrit. Çështje të tilla të rezervave natyrore dhe ndotjeve me përmasa rajonale ekzistojnë në shumë rajone. Lumenj të ndryshëm përshkojnë shtete të ndryshëm dhe shfrytëzimi i tyre është bërë problem. Po kështu, liqenet e detet kanë të njëjtin zhvillim në krijimin e premisave për rreziqe, kërcënime e natyrave të ndryshme.

Autori ka thirrjen shkencore Magjistër i shkencave Politike dhe Doktor i shkencave  në Administrim Biznesi.