Çudira shqiptare/ Moderatorët e Klan Kosova duhet të lahen para se dalin në ekran

“Asnjë prezentues dhe moderator i Klan Kosovës, nuk guxon të hyjë në emision pa bërë dush.”

Kështu ka thënë Drejtori Gjeneral i këtij televizoni Baton Haxhiu, për Al Jazeera, gjatë një dokumentari për Kosovën.

Klan Kosova, kabinat për dush i ka në zhveshtoret e veta ku nëpunësit e këtij televizioni, kryejnë tashmë një nga detyrat para se të fillojnë xhirimet për emisionet e tyre, transmeton gazetametro.net

Ky televizion në Kosovë, njihet për prezantueset e veta të bukura dhe ekstravagante, të cilat mund t’i shihni çdo ditë, nga edicioni i Parashikimit të Motit, Emisioni i Mëngjesit e deri te emisioni i shoubizit me Liberta Spahiun.

Tashmë, së paku e dimë, që Liberta lahet çdo të premte dhe të shtunë deri sa përfundimisht kryen emisionin e saj.