Barcelona është e gatshme ta dobësojë Juventusin për sezonin e ardhshëm.
Barcelona është e interesuar për angazhimin e Massimiliano Allegrit në postin e trajnerit.

“Mundo Deportivo” raporton se gjiganti katalan kërkon Allegrin për pasardhës të Luis Enriques, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Juventus eliminoi Barcelonën me Allegrin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, skuadra nga Camp Nou dëshiron t’i hakmerret duke ia marrë trajnerin për edicionin e ardhshëm. /Lajmi.net/