...shpejt dhe ndryshe...

“Topi i Artë” këtë sezon do të ketë një befasi të madhe në listën e kandidatëve për triumfin në çmimin më prestigjioz në rangun individual.

Sipas Fichajes.net, eliminimi i Barcelonës në garat evropiane në mënyrë drastike zvogëlon mundësitë e Leo Messi, Neymar dhe Luis Suárez në triumfin për “Topin e Artë”.

“Kandidat kryesor për ta fituar këtë çmim do të jenë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Paulo Dybala dhe Kylian Mbappé”, shkruan “Fichajes.net”.

Ndoshta është gati e pabesueshme por kësaj liste pritet t’i mungojë Lionel Messit i cili zëvendësohet nga Dybala ose Mbappé të cilët po shkëlqejnë me skuadrat e tyre në Champions League.