...shpejt dhe ndryshe...

Gjithsejt tetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Siç kumtoi Sektori për punë të brendshme (SPB), në katër prej tyre, më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar dëm material.

Gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore sanksionoi një numër të madh kundërvajtësish. Gjashtë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që lejohet, dy i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy nuk kanë treguar përparësi kalimtarëve në vendet e shënaura për kalimin e rrugës, gjashtë kanë kaluar në dritët ë kuqe të semaforit, ndërsa 28 automjete ishin  parkuar në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kaluan në dritë të kuqe, përderisa me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 51 automjete