Sela: Zaevi dhe Gruevski duhet të trokasin tek dera e Ali Ahmetit (VIDEO)


Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sonte në intervistën që po zhvillohet në emisionin ClickPlus të TV21, theksoi sotne se edhe Zoran Zaevi edhe Nikolla Gruevski duhet të trokasin tek dera e Ali Ahmetit, pasi ai është çelësi i qeverisë së re, njofton TetovaSot.

“Qoftë partia e Zoran Zaevit, qoftë nga partia e Nikolla Gruevskit duhet të trokasin tek dera e BDI-së dhe Ali Ahmetit, e cila ka shumicën e votave tek shqiptarët”, theksoi Sela.

Ai theksoi se partia e Ali Ahmetit i fitoi 10 mandate tek blloku shqiptar, dhe se ai do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme./TetovaSot