Sela kundër zgjedhjeve të reja

Aleanca për Shqiptarët i thërret partitë politike të shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e mundshme të ardhshme të parakohshme, nëse asnjëra palë nuk e pranon platformën politike të shqiptarëve.

Ziadin Sela thotë se është koha që të zgjidhen çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, ndryshe kriza politike do të thellohet.

Çështja e koalicionit me VMRO-DPMNE-në është një problem tjetër që nuk i përputh qëndrimet e nënshkruesve të Platformës së partive shqiptare në Maqedoni.