Reagim i Kryetarit të Sindikatës së RTK-së


Te punesuarit e RTK dje kane pranuar nje leter nga menaxhmenti i RTK-se dhe kryeredaktoret rreth paraqitjeve publike, perfshire rrrjetet sociale, te stafit te RTK-se. Para nje viti nje leter te ngjashme ne e kishim marre nga drejtori gjeneral i RTK-se, Mentor Shala.

Cka ka ndodhur gjate ketij viti!

Per shkak te postimeve ne fb i vetmi i denuar eshte redaktori Arsim Halili, njeherit nenkryetar i sindikates dhe anetar i bordit te gazetareve, per arsye te nje shkrimi me sarkazem rreth voneses se liberalizimit te vizave. Redaktori Halili pervec denimit me largim per gjashte muaj nga puna eshte degraduar edhe per pese shkalle ne pozite.

Ne anen tjeter, ne thuajse cdo dite jemi deshmitare te postimeve me lloj lloj fyerje e tallje ndaj qytetareve te rendomte, udheheqesve te shtetit dhe institucione te ndryshme. Shohim gazetare e anetare bordi duke moderuar e marre pjese ne fushata zgjedhore te subjekteve politike.       Menaxhmenti heshte para tyre!

Ndersa, per denimin e nenkryetarit te sindikates, drejtorit gjeneral, Mentor Shala nuk i ishte pritur mengjesi. Ai ne oren 23:30 permes postimit ne fb e beri publike suspendimin nga puna te redaktorit Halili dhe i kerkoi kryredaktorit Ridvan Berisha nisjen e procedurave diciplinore ndaj tij.

Ridvan Berisha e Xhymret Veliu para se me kerku nga te punesuarit zbatim te rregulloreve e keni per obligim me fol per standardet e dyfishta qe po perdoren ne RTK. Sidomos ti Ridvan nuk duhesh me heshte per arsye se ke qene epror i drejperdrejte i Arsimit dhe pjese e peticionit prej 300 nenshkrimeve per kthimin e tij ne vendin e punes.

Nuk duhet me heshte as Kuvendi i Kosoves por duhet te marre masa ndaj paaftesise se bordit per ta penguar drejtesine selektive qe po aplikohet nga menaxhmenti i RTK-se.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-se