...shpejt dhe ndryshe...

41 -vjeçari Z.H nga Gostivari, dje pasdite ka raportuar mashtrimin nga 29-vjeçari E.H nga Ohri, i cili marsin e kaluar me gojë janë marr vesh që për një muaj do t’i montojë dritaret në ndërtesë, në lagjen “Pançe Poposki” në Gostivar, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Si garancion-kompensim  për montimin e dritareve Z.H ia ka dhënë një xhip të tipit “Vrangler Sedan” ku vlera e tij është vlerësuar 12 mijë euro. Por edhe pas kalimit të disa muajve të fundit E.H. nuk i ka montuar dritaret por edhe as xhipin nuk ia ka kthyer.

Policia është duke punuar për sqarimin e të gjitha detajeve në lidhje me mashtrimit raportuar./TetovaSot/