Serbia nuk ka ndërmend t’i anulojë urdhër-arrestet ndërkombëtare për liderët kosovarë, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë, Serbia synon që po me fletë-arrest ndërkombëtar të arrestojë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç ka thënë se në Serbi ende është në fuqi fletë-arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi procedura kundër tij vazhdon.