Osmani: Shqiptarët kurrë nuk e përdorin himnin shtetëror

Shumë pyetje janë vënë “nën tepih”, megjithatë asnjëherë nuk u zgjidhën. A e dini se shqiptarët kurrë nuk e kanë përdorur himnin e shtetit? Pra, në asnjë manifestim të tyre nuk e kanë përdorur himni, pasi himni flet vetëm për një etnicitet. Aspak në atë himn nuk janë të përfaqësuar komunitete të tjera etnike, tha Bujar Osmani në intervistën në TV Nova.

Osmani theksoi se duhet të hapen debate mbi gjuhën, flamurin dhe stemën, sepse me kalimin e kohës ata akumulohen dhe të bëhen më e vështira për t’u zgjidhur, transmeton TetovaSot.

“Këto debati ne duhet t’i hapim dhe duhet t’i zgjidhim një ditë. Duke i vënë “nën tepih”, ata vetëm se akumulohen dhe të bëhen një ditë më të vështirë për të zgjidhur. Platforma është një konsensus shqiptar i cili është parakusht për fillimin e dialogut shqiptar dhe maqedonas”, tha Osmani./TetovaSot/