Shkruan: Qenan Aliu

z. Ali Ahmeti me të njëjtin diskurs mundohet ti përgjigjet pyetjes se pse nuk u larguan nga qeverisja me Vmro-Dpmne-në asnjëher. Ai çdo herë thotë së këta mbajkan përgjegjësi se demek ne kemi menaxhuar situatat e tensionuara. z. AHMETI askush nuk ka kërkuar që ju të largoheni nga qeveria në momentet kur eskadrila e pushtetit bombardonte ,,Lagjen e trimave ,, në Kumanovë me helikopterë , me një ngjarje enigmatike ku mbetën 14 të vrarë dhe 37 u burgosën dhe gjenden para epilogut të dënohen me burgim të përjetshëm. Por, z. Ahmeti ka patur disa arsye politike për tu larguar nga qeveria edhe më parë, por ju konstruonit zgjedhje të parakohëshme vetëm atëherë kur këtë e kërkonte Nikolla Gruevski nga ju z. Ahmeti. p.sh. PSE nuk u larguat nga qeveria kur u publikua ,,bomba,, e parë ku u pa se DSK-ja ka realizuar përgjim të paligjshëm ndaj mijëra qytetarëve ndër to edhe juve dhe establishmentin e partisë që drejtoni. Po kjo z. Ahmeti është MEGA-SKANDAL i përmasave ndërkombëtare, për të cilën jeni edhe ju kontributorë të drejpërdrejtë në ligjësimin e përgjimit pa vendim gjyqësorë. z.Ahmeti,është tejet enigmatike se si është e mundur ,,rënuesi me shokë bashkë,, i një perandorie të mos mundë ta rënonte politikisht një ortaki hileqare me Nikolla Gruevskin, ku qëndron MAGJIA këtu z. Ahmeti ?! Jam i gatshëm të debatoj me ju kur të zbrisni të bisedoni me popullin tuaj z. Ahmeti !

Të Ngjajshme