SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Shpeshherë mendoj për të gjetur një qëllim apo një shkak të  vërtetë për të ardhur deri te arsyeja se pse një numër i plitikanve dhe funksionarëve të lartë që një kohë  ishin në pushtet edhe ate fal partive politike dhe mbështetjes së popullit. Shumicës prej tyre ia mundësuan të bartin funksione të larta në pushtet dhe të gëzojnë privilegje joshëse dhe ate gjithnjë duke u thirrur në emër të çështjes kombëtare dhe në emër të popullit. Është shumë interesante se si këta njrëz aq shpejtë ndryshuan mendimin e tyre dhe posa merrnin funksionet e tyre dhe shfrytëzonin beneficionet e tyre të larta matriale dhe pas një kohe mu të njejtit filluan të ia kthenin shpinën popullit. Po të njejtit ishin mu këta që mos të kthehen më fare nga nevojat e poppullit, por filluan që të ua mbyllnin telefonat  dhe dyertë zyrave edhe aktivistave të partive të cilët me aktivitetet e tyre të palodhshme ua mundësuan të tillëve të marrin funksion të larta dhe me paga të larta mujore, me meditje të lloj- llojshme, me përfitime tenderash, me shetitje më luksoze dhe duke e shëtitur tërë botën gjat udhëtimeve kinse zyrtare, ku këto shëtitje nuk ju mungonin edhe bashkëshortet e tyre. Udhëtimet e tyre bëheshin për toke e për qielli dhe drekat dhe darkat e tyre ishin aq të mira dhe të shtrenjta, sepse nuk paguheshin nga xhepi i tyre, por nga djerësa e popullit të cilin tani më e kishin harruar prej kohës kur bythën e tyre e kishin ulur në kulltuqe në zyra të ndryshme të pushtetit dhe kuptohet mu në ato zyra nuk ju mungonin kurrë sekretareshat e bukura që ato i zgjedhnin sipas shijës për të qenë pranë tyre. Vitet kalonin dhe këta fuksionarë nuk mundje ti takoje më asnjëherë, pos kur vinte koha e zgjadhjeve, vetëm atëherë kur u nevoitetj vota ose mbështetja e popullit dhe posa përfundonin zgjedhjet ata përsëri vazhdonin me avazin e vjetër që përsëri të jenë larg popullit dhe mos të ju interesoj asgjë tjetët pos intereseve të tyre personale. Këta që na “ vuanin” për komb, fe e atdhe më nuk i dëgjoje fare të mendojnë për këto gjëra, sepse i kishte kapluar thell në shpirt karrierizmi dhe shija për pushtet dhe të mirat që përfitonin prej tij. Që nga themelimi i partive politike kemi pas rastin të shohim shumë funksionarë të cilët shfrytzonin  të gjitha mekanizmat që të rrinin sa më gjatë në pushtet dhe një numër i madh edhe ia arritën këtij qëllimi, por është shumë interesante të përmendim se të njejtit kur humbnin funksionet e tyre dhe e shihnin se më nuk kanë shansë të zgjidheshin në funksione të mututjeshme dalngadalë largoheshin anësh që dikur të mos i shihje fare, sepse interesi i tyre personal për të qenë u kishte humbur përgjithmonë dhe këta më nuk i shihnim dhe nuk i shihim edhe sot e kësaj dite  nuk i shohim dhe nuk ua dëgjojmë zërin që sëpaku një fjalë ta thonë apo ta shkruajnë diku për çështjen kombëtare dhe të “ vuajnë” si dikur për popull e për atdhe, por humbën tërësisht si shurra e pulës dhe mall i ke për ti parë në opinion që të japin kontributin e tyrje pas rënies nga funksionet e tyre. Me këtë vijmë në përfundim se të gjithë që nga fillimi e deri më sot të gjithë kishin vrapuar dhe ishin bërë aq atdhetarë të mëdhenj vetëm e vetëm të ia arrijnë qëllimeve të tyre që të zënë pozicione në pushtet, pët të bërë pasuri për vete, për ti punësuar në vendet më të mira anëtarët e familjeve dhe me kaq “ atdhetarizmi i tyre kishte përfunduar dhe ata humbën për të mos i parë më kurr në mesin e poppullit. Humbën ose u shuan si shurra e pulës siç thotë populli. Këta pra na ishin ata që dikur na “vuanin” aq shumë për atdhe. Ata që” sakrifikuan” për popull derisa grazhdin e kishin të mbushur me tagji dhe që nga ajo ditë kur humbën kolltuqet, humbën tagjinë dhe… ,edhe këta humbën si shurra e pulës dhe nuk ua dëgjuam dhe nuk ua dëgjojmë as sot e kësaj dite zërin, sepse ata ishin intersxhinj personal, por gjithnjë interesin e tyre e fshehën me demagogjinë dhe hipokritizinë e tyre në emër të patriotizmit në thonjëza. Eh, sa më ka marrë malli mua, por besoj se edhe mbarë popullin shqiptarë sëpaku njëherë ti shoh këta funksionarë të lartë që nga ajo ditë kur humbën funksionet e tyre dhe qëkurr më nuk e thanë një fjalë për popull e për atdhe, por humbën diku që as ne nuk e dimë se ku shkuan dhe ku janë, pos që e dimë ,se na u shuan dhe na humbën si shurra e pulës.