Dje në mëngjes rreth orës 6 e 30 minuta, në udhëkryqin e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë dhe rrugës rajonal Leshkë-Zhelinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë të përfshirë një automjet rrugor “Renault 4”, i drejtuar nga 54-vjeçari J.J nga Miletina dhe 54 vjeçari Xh.I (këmbësorë) të Slatina, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Nga goditja, këmbësori ka marr lëndime të lehta dhe me të njëjtin automjet është transferuar në Spitalin e Tetovës. Pas ndihmës mjekësorë personi në fjalë është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm.

Pas inspektimit do të përcaktohet shkaku, rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe çdo gjë tjetër./TetovaSot/

 

 

Të Ngjajshme