Nga Arian Galdini

————————————————————
Qytetari, Shoqeria dhe Mbartesit e Qellimesive.

Kemi 25 – 26 vite qe cdo dite papushim ankohemi se perse ne vendin tone kemi po te njejtet politikane, se perse keta politikane qe kemi jane kaq te keqinj, se perse edhe shoqeria civile eshte krejtesisht e kapur ose e pafuqishme kur nuk eshte e kapur.
Kete ankimim e bejme te gjithe ne, te gjithe, edhe kur jemi vete qytetaret, edhe kur jemi vete politikanet, edhe kur jemi vete shoqeria civile…

Ajo cka une mendoj eshte dramatikisht e hidhur por une e shoh si te verteten qe duhet thene.

Ne nuk shihemi ne Pasqyre.

Ne asnjehere nuk e kerkojme problemin tek vetja.

Gjithcka e shohim si nje problem qe e ka gjifhkush tjeter qe eshte jashte nesh.

Rituali i Vdekjes apo Rituali i Lirise, pyet dje ne nje reflektim te tijin Prof. Nebi Bardhoshi, pas nismes qe ne ndermorem asokohe se bashku ne solidaritet me Charlie Hebdo qe ndermorem ne nje grup qytetaresh.

Ndersa kthehej ne shtepi, Prof. Nebi Bardhoshi kishte hasur ne nje ‘mort’ ku ishin mbledhur rreth 300 vete.
Kishin shkuar me te drejte te nderonin e percillnin te ndjerin.

Ndersa ne sheshin tone te solidaritetit per lirine dhe dinjitetin njerezor, kishin ardhur vetem pak tmerresisht pak miq.

E ky rasti ne fjale, nuk eshte i vetmi. Ne 25 – 26 vite, jemi sprovuar e sterperpjekur pafund, si aktiviste civile a politike apo thjesht si individe a emra publike, qe te mbledhim qytetare te lire, per dinjitetin njerezor, per interesat e hallet e tyre, me dinjitet njerezor, por ka qene thelbesisht mision i pamundur.

Pas kushtrimit te ndryshimit te Sistemeve ku te gjithe mbushnim sheshet natyralisht, ne vitet 1990 – 1992, asnjehere me vone asnje shesh nuk eshte mbushur
dliresisht e me dinjitet.

Kemi mbushur sheshet ne vitin 1997, se humbem parate, e me tutje ne nentorin 2014, sepse patem frike se do na vrisnin Armet Kimike. Gjithe sheshet e tjera jane mbushur ose nga Partite ose nga porosite e Partive.

Me pak fjale, duke e cuar me tej konceptin e Prof. Nebi Bardhoshit, une druaj se ne jemi shnderruar ne qytetare te qokave dhe ne nje Shoqeri te Ritualit te Qokes.

Nuk dalim kurre askund, nese nuk bejme qoke, qe te shenohet ne ndonje rregjister si borxh per tu kthyer.

Nuk bejme kurre asgje ciltersisht per veten tone. Nese e bejme dicka, e bejme per syte e te tjereve dhe Banken e Qokave.

Coelho flet per Banken e Favoreve, e cila funksionon ne persosmeri mes njerezve qe jane te perfshire. Ne e kemi primitivizuar kete, duke e kthyer ne Banken e Qokave.

E ketu dhimbja me e madhe eshte ajo cka ndodh brenda Bartesve te Qellimesive.
Bartesit e Qellimesive, sipas meje jane njerezit qe kane thirrjen dhe kurajon per te shpallur identitetin e tyre, idete e tyre, qellimet e tyre, per te kerkuar piketakim dhe bashkerendim me te tjeret.

Bartesit e Qellimesive, nuk ka pse te jene, nuk jane dot, e nuk duhet te jene shenjtore. Keta ballafaqohen me ritualin e shkeljes se kufijve, sepse privaten e tyre e bejne publike.

Dhe e vuajne kete proces.

Marin persiper te durojne gjithefaresoj qytetari qokaxhi qe ti gjykoje, paragjykoje, shaje, fyeje, apo shperfille.

Marin persiper edhe te rrezikojne privaten, per shkak te veprimit ne hapesiren publike. Bartesit e Qellimesive, jane natyralisht te dlire, te paster, idealiste.

Por jane edhe te kufizuar, sepse jane njerez private, pa struktura, pa para, pa fuqi e pushtete.

Nuk mund te bejne gjithcka e as te flasin per gjithcka, sepse edhe funksionalisht, edhe fizikisht, edhe psikologjikisht, edhe strategjikisht e kane te pamundur.

Mirepo, ketu ne kete vendin tone, ndodh qe qytetaret qokaxhinj dhe shoqeria e qokave, te jene shume kerkues, llogarikerkues, mbytes, te ashper, me bartesit e qellimesive.

Qytetaret qokaxhinj dhe Shoqeria e Qokave, u drejton gishtin dhe ua merr frymen me kerkese llogarie, a sharje e ankimime, bartesve te qellimesive, ne te njejten kohe qe mbrojne e levdojne me hosanara Politikanet hajdute, Te fortet dhe te Pasurit e Pandershem.

Bartesit e Qelimesive mbeten gjithmone vetem ose pak shume pak…

E kur vjen nje dite qe kuptojne se vitet kane shkuar tutje, Bartesit e Qellimesive, ose vendosin te behen ‘Heronj Kokeforte’, ose ndryshojne strategji.

Ne zgjedhje e pare, veshtire se shkon më ndokush vullnetarisht.
Ne zgjedhjen e dyte, mund te ndodhe qe bashke me ndryshimin e strategjive, te ndryshojne edhe qellimesite.
E kjo eshte e dhimbshme…