Juventus mposht Etrit Berishën, kalon në çerekfinale të Kupës (VIDEO)


Juventusi ka mposhtur Atalantën 3 me 2 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Paulo Dybala realizoi golin e parë në ndeshje. Argjentinasi shënoi në minutën e 22-të, para se Mario Manxhukiq të shënonte 12 minuta më vonë për 2 me 0.

Rezultati u ngushtua në pjesën e dytë nga Konko që shënoi supergol në minutën e 72-të. Por vetëm tre minuta më vonë Miralem Pjaniq ktheu epërsinë prej dy golave te Juventusi.

Kjo epërsi sërish u ngushta në minutën e 81-të nga Latte Lath, që njëkohësisht realizoi golin e fundit në ndeshje.

Në çerekfinale Juve do të takohet me fituesin e duelit Milan-Torino. Çerekfinalja do të zhvillohet më 25 janar.