...shpejt dhe ndryshe...

Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja!

Shumë përdorues të telefonave me Android (por edhe të iPhone) janë ankuar për probleme me baterinë në telefonat e tyre ditëve të fundit – duke treguar se bateria u zbrazej shumë shpejt, edhe nëse ata nuk e përdornin telefonin shumë.

Facebook ka njoftuar se ka korrigjuar një të metë në aplikacionin e saj Messenger për Android, i cili duket se ka shkaktuar harxhim të shpejtë të baterisë në telefonat me Android.

Nuk dihet nëse problemi ka prekur edhe aplikacionin për iPhone.David Marcus, një prej përgjegjësve për produktet në Facebook, ka pranuar problemin të hënën, dhe ka thënë se ai është korrigjuar.

Nëse keni pasur probleme me baterinë ditëve të fundit, thjesht restartoni aplikacionin e Messenger’it.Problemi ishte i lidhur me një defekt në serverët e Facebook’ut, ka thënë Marcus, prandaj përditësimi i aplikacionit nuk është i nevojshëm.