Ja kur Maqedonia mund të ketë kryeministër shqiptar

Sikur te shqiptarët ashtu edhe te Maqedonasit emëruesi i përbashkët është intensiteti i fortë i nacionalizmit etnik me vlera qytetare të pazhvilluara, të cilat i fshijnë ose i ulin ndasitë etnike. Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit profesori universitar Denko Maleski.

Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit duhet të mëtojnë për shtet juridik dhe sistem të qeverisjes nën kontrollin demokratik. Në këtë rast, shkruan Maleski, do të ishte i mundur edhe opsioni shqiptari kryeministër.