...shpejt dhe ndryshe...

I tërë fshati u zhduk pa gjurmë dhe askush nuk e ka një shpjegim

Edhe pse duket si një vend nga një përrallë, ka një anë tjetër të medaljes – një sekret të errët që askush nuk mund t’a deshifrojë.

Irlanda është një vend i peisazheve të bukura, ndërsa Keem Bay në bregun e ishullit Achill është vetëm një shembull i këtyre bukurive natyrore.

Duket sikur ka rënë nga një vend i përrallave, por ishulli fsheh një mister që nuk është zgjidhur. Ishulli Achil është një nga rajonet më të largëta në Irlandë, aty është themeluar një fshat i cili ishte zgjeruar me shpejtësi në vitin 1838.

Dikur në ishull kishin qenë më shumë se 40 shtëpi. Por e gjitha që ka mbetur tani janë grumbujt e gurëve, baltës dhe strukturat e themeleve.

Në ishull janë disa vende të vogla, dhe këta njerëz të tjerë në ishull nuk kanë të dhëna për ish ardhacakët. Të vetmet të dhëna për ekzistimin e fshatrave janë udhëpërshkruesit që e përshkruan bukurinë e këtij vendi, së bashku me disa monumente të ndërtimeve “primitive”.

Çfarë ka ndodhur me fshatin në fjalë në gjiun e Keem është pyetje që u përpoqën për t’a kuptuar nxënësit e shkollës arkeologjike në Achil

Ata gjetën një shtëpi të ndërtuar nga shkopinjtë dhe balta, si dhe dëshmi se janë shkatërruar qëllimisht. A e shkatërruan fshatin, fshatarët, apo ndonjë force jashtë, mbetet e paqartë. Një shpjegim i mundshëm është një periudhë e urisë së madhe në Irlandë e cila përkon me kohën e vendbanimeve, por kjo nuk i shpjegon rrënojat.

Arkeologët tani po planifikojnë një studim tjetër, me të cilin ata shpresojnë se do t’u japë atyre një pasqyrë më të thellë dhe të rezultojë me zgjidhjen e misterit.