Komiteti ekzekutiv i LSDM-së ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj nga ku porositin se vendi duhet të ketë një qeveri që do t’i zgjidhë problemet e vërteta të qytetarëve.

Komiteti konsideron se është arritur një sukses i madh në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit dhe se shumica e qytetarëve zgjodhën ndryshime të pushtetit, është rënuar një regjim, pa dhunë, me stilograf dhe me votë.

LSDM-ja bën thirrje që asnjë parti të mos bëjë qeveri me VMRO-DPMNE-në, ku do të merrnin pjesë njerëz të akuzuar për vepra të rënda penale, që e kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe perspektivën e qytetarëve të Maqedonisë.