Edi Rama punon deri në orët e vona të mbrëmjes

A e keni pyetur ndonjëherë veten se deri në çfarë ore duhet të punosh nëse je Kryeministër? Apo më saktë doni të dini se kur e mbyll punën Kryeministri Edi Rama?

Ndoshta orarin e vërtetë nuk mund ta dimë, pasi kjo është në varësi të axhendës së ngarkuar ose jo të Kryeministrit.

Por me siguri mund të themi se mbrëmjen e sotme kryeministri të paktën deri pas orës 20:00 e ka kaluar në zyrë.

Në fakt, ka qenë fotografja Ivana Dervishi që mbrëmjen e sotme ka kapur një fotografi të Kryeministrisë, ku shihet qartë që vetëm në një zyrë po punohet.

Megjithatë nuk dihet me siguri nëse është në të vërtetë Rama ose ndonjë vartës i tij në Kryeministri.