Denoncoi gruan për rrahje, flet për herë të parë këngëtari Sajmir Çili

Këngëtari Sajmir Çili, i cili pak kohë më parë denoncoi ish-bashkëshorten e tij, Suela Kalaja për dhunë ndaj tij ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.

Ai, ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në “TV Klan”. Çili nuk dha shumë detaje për ngjarjen, por tha se divorci ka përfunduar mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Ai madje tha se nuk donte kurrë që problemet familjare të shkonin deri te organet e rendit, shkruan “Panorama”.

“Nuk doja të shkonte deri te organet kompetente, por tashmë ndoshta do të merrem me ta. Disa gazetarë kanë keqinformuar, duke futur edhe vajzën time të mitur në mes. Për mua familja është e shenjtë dhe e ruaj privatësinë.

Vajza është mirë, por nuk doja të shkonte deri në këtë pikë. Dashuria e babait për vajzën nuk rresht kurrë”, ka thënë Sajmir Çili.