Çelësi i jetës ne Toke “i fshehur” ne 250 km thellësi


Disa shkencëtarë te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, një mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellësi te Tokës, planeti ynë do te kthehej ne një shkretëtirë te paane.

Ne një thellësi prej rreth 250 km nga sipërfaqe e tokës, trysnite dhe temperaturat janë tepër te larta dhe materialet qe përbejnë mantelin tokësor shkrijnë. Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, pëson atëherë një transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai përmban ne një fare mënyre behet me aktiv, çlirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetëm ne këto thellësi.

“Sa me e larte te jete trysnia, aq me tepër oksigjen majoriti është ne gjendje te “magazinoje”, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit. Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne një fare “ashensori” qe i drejtohet shtresave te sipërme te mantelit. Duke iu afruar sipërfaqes, trysnia (presioni) ne brendësi te mantelit zvogëlohet: majoriti shpërbehet dhe çlirohet oksigjeni.

 “Ai ndodhet ne afërsi te sipërfaqes se Tokës, gati për te hyre ne reaksione oksidimi qe janë ne te rëndësishme për jetën” shton profesori Balhaus.

Ne Toke duke u çliruar ne mënyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe një planet i papërshtatshëm për jetën. “Planetet qe nuk arrijnë një fare madhësie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnjë mundësi për te formuar një atmosfere te qëndrueshme dhe te pasur me ujë”, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise.

“Ne këto planete, trysnia ne brendësi te mantelit është e pamjaftueshme për te magazinuar oksigjene ne shkëmbinj, nga ku me pas te lirohet ne sipërfaqe”. Për me tepër, sa me i madh te jete një planet, aq me shume aftësia e tij për te magazinuar nxehtësi rritet; proceset qe ndodhin atëherë ne mantel kane një kohëzgjatje me te madhe dhe janë me te dendur.

Për shembull, Marsi me rreth 7000 kilometër diametër (diametri i Tokës është rreth 12700 km) është ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me lëvizje.

“Manteli i tij ka humbur gjithë aftësitë për te transportuar oksigjenin dhe për krijuar një atmosfere te pasur me ujë”, përfundon profesori Balhaus.

Zbulimi është mjaft i rendesishem qofte për te analizuar proceset e ndryshme qe çuan ne shfaqjen e jetës ne Toke, qofte për te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kenë karakteristika te përshtatshme për formimin e një atmosfere dhe për mundësinë e ekzistencës se jetës.