8.600 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më sot janë regjistruar 8.600 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.


Gjatë ditës së djeshme ishin regjistruar 528 raste të reja nga 4323 teste të kryera. Numri më i madh i rasteve aktive janë në Shkup me 3859, Manastir 650, Prilep 435, Kavadar 377, Veles 368, Kumanovë 367, Shtip 273, Ohër 228, Tetovë 211, etj. Dibra është me vetëm 3 raste aktive.